Ambasadori shqiptar i drejtohet Nigel Farage: Pretendimet e tua për emigrantët shqiptarë janë të pavërteta!

Ambasadori shqiptar i drejtohet Nigel Farage: Pretendimet e tua për emigrantët shqiptarë janë të pavërteta!

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me politikanin Nigel Farage për t’i thënë se pretendimi i tij se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg” është plotësisht i pavërtetë. “Është një gënjeshtër e madhe dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanë të ndryshëm,” tha ambasadori Ferizi, i cili mori pjesë ditën e djeshme në konferencën e partisë së Faragë “Reform UK”. Sipas Ferizit, statistikat zyrtare po keqinterpretohen dhe po përdoren për të krijuar pretendime që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. “The Guardian” shkruan se ambasada shqiptare ka kundërshtuar shifrën prej 53 mijë shqiptarësh në Britani, e cila përdoret si bazë për të nxjerrë përfundimin se “1 në 50” është në burg. Ferizi deklaroi: “I...