Muçi mbërrin te Trabzonspor, sulmuesi: “Nuk u mendova dy herë”

Muçi mbërrin te Trabzonspor, sulmuesi: “Nuk u mendova dy herë”

Ernest Muçi: “Pasi agjenti im më përcolli ofertën nga Trabzonspor, e pranova pa menduar dy herë.” Pas problemëve të vazhdueshme me Beshiktash, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi (24) është huazuar te Trabzonspor po në elitën e kampionatit turk. Klubi ri me të cilin edicionin e kaluar aktivizohej Enis Bardhi e ka marrë në huazim Muçin ndërsa do t’i paguajë 1 milion euro dhe në fund do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht nga klubi i Stambollit. Ernest Muçi u ble nga Beshiktash nga Legia e Varshavës për afro 10 milion euro. Në kontaktet e para me klubin e ri, tiranasi deklaroi se kur u ofrua oferta për të ardhur te Trabzonspor nuk u mendua dy herë./Sportiim.al/ Vazhdo leximin