Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla
Qindra shkolla në Greqi pritet të mbyllen gjatë vitit akademik 2025-2026, për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe uljes së regjistrimeve të nxënësve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, nga 13,478 shkolla në të gjithë vendin, 721 do të pezullohen këtë vit pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 15 nxënësish. Pjesa më e madhe e mbylljeve prek arsimin fillor, me 324 shkolla dhe 358 kopshte që do të mbyllen, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019. Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e dukshme në zonat rurale, në ishuj, por edhe në qytete të mëdha si Athina. Popullsia shkollore pritet të jetë rreth 1.21 milion nxënës, mbi 150 mijë më pak se shtatë vite më parë. Një shkollë që pezullohet...