Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lautaro kujton finalen e Champions-it, disfatën 5-0: U treguam të paaftë, 5 ditë nuk kam folur me askënd
6 Shtator 2025 11:23 Alfred Lleshi Lautaro Martinez shënoi golin e 33-të me Argjentinën, duke parakaluar Maradonën dhe synuar Crespon. Bomber tek Interi dhe Albiceleste, “Toro” është siguri për Scaloni dhe Chivu. Rreth finales së humbur të Champions-it, 5-0 në Mynih, u shpreh: “Për pesë ditë nuk doja të flisja me askënd. Doja të flisja me njerëzit, me shokët e skuadrës, por nuk më dilte asgjë dhe nuk mundja të thoja asnjë fjalë. Isha i bllokuar, i shqetësuar dhe shumë i trishtuar. Në tri vitet e fundit kemi arritur të luajmë dy finale të Champions-it, kemi zhvilluar një kampionat të madh, një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, në fund, gjithmonë na ka munguar diçka për ta arritur objektivin kryesor, Champions-in. Çfarë ndodhi në finalen ndaj PSG? Ndoshta fjala...