Jo më e shpërfillur, por për t’u dashur. Rruga duket e gjatë, por Gattuso po e rikthen Italinë

Jo më e shpërfillur, por për t’u dashur. Rruga duket e gjatë, por Gattuso po e rikthen Italinë

Qysh në debutimin si trajner axurr, Gattuso ka prezantuar një kombëtare të pasionuar, të bukur për t’u parë dhe plot dëshirë, krenare për ngjyrat blu. Ai ka arritur të shprehë në të shpirtin e tij. Tonali është “zemreku” i projektit të tij në fushë. Një skuadër menjëherë agresive dhe ofensive, me presing dhe rikuperim. Nuk është ndonjë arritje e zakonshme, sepse gatishmëria për sakrificë dhe vuajtje është thelbësore për fitoren. Skema taktike ishte e saktë: Politano dhe Zaccagni të hapur për të sulmuar dhe hedhur “centrime”, me dy sulmuesit gati për të finalizuar. Ndaj Estonisë, gjatë lojës, Gattuso u tensionua, fytyra e tij tregonte shqetësim, duke ecur përpara e mbrapa, si një baba para dhomës së lindjes. Disa herë shtyu gjyqtarin e katërt. Në pjesën e...