“Takime dhe lidhje konfidenciale”, PD: A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin?

“Takime dhe lidhje konfidenciale”, PD: A e ka kthyer Edi Rama Shqipërinë si ‘zonë të sigurtë’ për Sorosin?

Partia Demokratike ka nxjerrë në dritë takimet e shumta të Alex Soros me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke theksuar se frekuenca e lartë e dokumentimit të këtyre kontakteve përmes fotove dhe postimeve është e pazakontë dhe tregon një raport të ngushtë “vëllazëror” mes tyre. Zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat shprehet se ndryshe nga figura të tjera të huaja, Alex Soros ka zgjedhur ta publikojë rregullisht marrëdhënien me Kryeministrin, duke shpërndarë foto dhe momente nga takimet e tyre. Megjithëse këto publikime përbëjnë vetëm një pjesë të kontakteve reale, ato sipas PD-së japin një pamje të qartë të frekuencës së takimeve. Në të dhënat e publikuara për viteve 2021–2025 rezulton se Soros ka zhvilluar shumë takime me...