Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje. Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme. Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet. Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin rregullat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë për një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshme...