Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.# Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet...