Gruaja e Messit ndan mesazhin prekës, pas lotëve të burrit të saj: Sa me fat jemi…

Gruaja e Messit ndan mesazhin prekës, pas lotëve të burrit të saj: Sa me fat jemi…

6 Shtator 2025 9:14 Alfred Lleshi Bashkëshortja e Leo Messit, Antonela Roccuzzo, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocionues pas lotëve të yllit argjentinas. Ndeshja ndaj Venezuelës, me shumë gjasa ka qenë e fundit e Messit në shtëpi, me fanellën e Argjentinës, gjë që u kuptua nga gjestet, përqafimet me fëmijët dhe lotët në “Monumental”. Antonela, që e ka shoqëruar qysh fëmijë, i dedikoi një postim të ëmbël. “Jam krenare për ty, për çdo hap që bën dhe gjithçka që ke ndërtuar me dashuri e përkushtim. Sa me fat jemi që të kemi në këtë udhëtim! Të duam shumë”, – shkroi ajo krah një fotoje familjare. Për Messin, tani mbetet Botërori 2026, ku do të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar në Katar, dhe ndoshta...