Tatëpjeta e Koopmeiners, nga transferimi 58 milionësh në rezervë luksi. Koeman e dërgon në tribunë

Tatëpjeta e Koopmeiners, nga transferimi 58 milionësh në rezervë luksi. Koeman e dërgon në tribunë

6 Shtator 2025 9:12 Alfred Lleshi Teun Koopmeiners po kalon një moment delikat. Vetëm një vit më parë, mesfushori holandez u transferua nga Atalanta te Juventusi për mbi 58 milionë euro, duke hyrë në 10 blerjet më të shtrenjta të klubit bardhezi. Pas sezonit si bergamask me 15 gola dhe triumfit në “Europa League”, pritshmëritë ishin të mëdha. Sot, megjithatë, ai është kthyer në një rezervë luksoze te Juventusi, edhe në kombëtare, situata nuk është më e mirë. Ronald Koeman e la jashtë skuadrës për ndeshjen me Poloninë, duke e dërguar në tribunë. Te bardhezinjtë, pas problemeve fizike dhe vështirësive të përshtatjes me Thiago Motta, hapësirat për të u kufizuan. Tudor e përdor si alternativë në mesfushë, pas Locatelli dhe Thuram, ndërsa në repartin ofensiv...