Julian Kazazi: Sezoni i ri artistik i gjen institucionet e artit me probleme strukturore e financime të pamjaftueshme

 Julian Kazazi: Sezoni i ri artistik i gjen institucionet e artit me probleme strukturore e financime të pamjaftueshme

Infrastruktura e amortizuar, financime të pamjaftueshme apo dhe kushte pune që shpesh nuk përputhen me standardet ndërkombëtare janë disa prej problemeve, që shprehin artistët me nisjen e sezonit të ri artistik. Artisti Julian Kazazi, i cili dhe më parë ka reaguar për problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre thotë se sezoni i ri artistik 2025-2026 i gjen institucionet kombëtare të artit me një potencial të madh krijues, por të mbërthyer nga problemet e njëjta strukturore që përsëriten prej vitesh. Artisti Julian Kazazi njëkohësisht dhe president i SPAKMSH  në intervistën për gazetën “SOT” ndërsa rendit disa nga problemet thotë se është e dhimbshme që artistët ende flasin për mungesë hapësirash dinjitoze, mungesë pajisjesh bazike, probleme me pagesat, etj. Artisti Julian Kazazi njëkohësish...