“I kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë”, Muriqi pas goleadës: Bëmë gabime trashanik

“I kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë”, Muriqi pas goleadës: Bëmë gabime trashanik

Kosova është mposhtur me goleadë 4-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Vedat Muriqi i ka kërkuar falje publike tifozëve, teksa është shprehur për “Klan Sport Kosova” se ekipi i tij e ka pësuar prej gabimeve trashanike. “Personalisht, por mendoj se edhe gjithë ekipi, nuk e kemi pritur këtë rezultat. Nuk doli asgjë ashtu siç e kishim menduar. Asgjë nuk funksionoi. Me gabimet trashanike që kemi bërë, kemi marrë 4 gola në pjesën e parë. Kemi humbur. As ne nuk kemi dashur që të ndodhte, por tashmë mbaroi kjo lojë, kështu që mbrapa s’mund ta kthejmë. Kemi biseduar me lojtarët dy orë para lojës dhe kemi qenë të motivuar. Por ndonjëherë pasi hyn në fushë dhe e sheh...