Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Zvicra “i fsheh” portën Kosovës, dardanët largohen me goleadë nga Bazeli
Kosova e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Dardanët janë larguar me goleadë nga Bazeli, ku u mundën me shifrat e thella 4-0 nga Zvicra. Helvetët e shkruajtën historinë e këtij takimi brenda 45 minutave të para. Akanzhi (22′), Emboloja (25′, 45′) dhe Vidmeri (39′) ishin autorët e golave për skuadrën zvicerane. Në krahun tjetër, porta kundërshtare dukej shumë larg për Kosovën. Muriqi realizoi të vetmen goditje brenda katërkëndëshit, por e cila ishte qendrore dhe nuk paraqiti asnjë kërcënim për portierin. Ndeshja e radhës për dardanët do të jetë ajo e 8 shtatorit kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”./Sport Ekspres/