Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Italia e Gattusos “zgjohet” pjesën e dytë, fiton me 5 gola përballë Estonisë, tre pikë edhe për Francën e Kroacinë
Mbrëmjen e sotme janë luajtur 10 ndeshjet e ditës së dytë të kualifikueseve të Botërorit në shtator, me skuadrat “Big” që morën tre pikët. Gattuso debutoi me një fitore bindëse në krye të stolit të Italisë, duke mundur 5-0 Estonin. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë, por në të dytën, “Azzurrët” arritën të bënin çdo gjë mirë për të marrë tre pikët. Po në Grupin I, rivali direkt për vendin e dytë të Italisë, Izraeli triumfoi 0-4 ndaj Moldavisë në transfertë. Franca e nisi gjithashtu me fitore aventurën në Kualifikuese, teksa në ndeshjen e parë të Grupit D, mundi 0-2 Ukrainën falë golave të Olise dhe Mbappe, ndërsa po në këtë grup, Islanda mundi 5-0 Azerbajxhanin. Një fitore bindëse e arriti dhe Greqia, e cila...