Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fillimi i vitit të ri shkollor/ Braktiset Mallakastra, vetëm 7 nxënës në shkollë, banorët të shqetësuar: Kanë ikur…
Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026, e ka gjetur shkollën 9-vjeçare “Rexhep Ahmet Haxhiaj” në Ngraçan të Mallakastrës vetëm me 7 nxënës. Sipas banorëve, dikur kjo shkollë numëronte 270 nxënës, ndërsa janë disa faktorë që kanë ndikuar në reduktimin masiv të tyre. Banorët tregojnë se për shkak të mungesës së investimeve kjo zonë me tradita, është braktisur masivisht. Një segment rrugor prej gati 2 kilometra është tërësisht i amortizuar. Po kështu mungon energjia dhe ka shkëputje të energjisë elektrike. Këto janë shkaqet kryesore që kanë detyruar banorët të braktisin fshatin. “Energjia elektrike, një erë të fryjë, ne rrimë pa drita. Kanë ikur të tërë. Edhe këta që janë, i çojnë në Ballsh. Nxënësit shkojnë në Ballsh, me furgon”, shprehen banorët. Nga 300 familje që...