Kosova pritet të jetë ekstra ofensive ndaj Zvicrës, formacioni i mundshëm

Kosova pritet të jetë ekstra ofensive ndaj Zvicrës, formacioni i mundshëm

5 Shtator 2025 16:17 Telesport Franco Foda po përgatit një ekip sulmues për ndeshjen ndaj Zvicrës sonte. Dardanët do të kenë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në kuadër të Grupit B. Në portë do të jetë Arijanet Muric, teksa në mbrojtje do të luajnë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Dion Gallapeni. Elvin Rexhbecaj dhe Leon Avdullu do të formojnë dyshen e mesfushës, teksa nga krahët priten Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari. Dyshja e sulmit nuk ka dyshime: Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.