Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pasuesi i legjendës Manuel Neuer kushton 60 mln euro! Bayern e pëlqen
5 Shtator 2025 16:49 Telesport Bart Verbruggen. Ky pritet të jetë pasuesi i Manuel Neuer te Bayern. Portieri holandez luan te Brighton dhe konsiderohet një nga portierët më premtues në Europë. Klubi anglez kërkon 60 mln euro për kartonin e tij. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028. “Për mua është një kompliment nëse kërkohem nga klube të këtij niveli, por nuk e kam mendjen tek ofertat. Merret agjenti im, kaq”, ka deklaruar së fundmi portieri. Trajneri Kompany e njeh mirë gardianin e portës që nga koha kur ishte tek Anderlecht, kështu që gjërat duken 99% të kryera.