Visar Zhiti: Biri im… ajo m’i puthi lotët, që nuk i fsheha dot…

Visar Zhiti: Biri im… ajo m’i puthi lotët, që nuk i fsheha dot…

Nga Visar Zhiti Bir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë…E di ç’do të bëhem kur të rritem?… Bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je!Ç’të të them, unë do mundohem të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha.Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të tëshkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhejeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën,...