Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Preket zona e mbrojtur në Tropojë/ Ndërtuan pa leje, policia ndalon një person dhe shpall në kërkim katër të tjerë
Policia e Kukësit ka ndaluar një person dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë, për ndërtime pa leje në zonën e Tropojës. Hysni Gjyriçi është personi i cili është ndaluar nga uniformat blu të policisë, pasi ka ndërtuar në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, njësia ADM Margegaj Tropoje zonë e mbrojtur. “Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje. Po...