Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pështyu kundërshtarin mbas ndeshjes, Suarez tenton ta minimizojë kështu dënimin që e pret
5 Shtator 2025 14:53 Alfred Lleshi Luis Suárez ka reaguar në Instagram, pas slandalit që e përfshiu së fundi, teksa përshtyu pjesëtarin e stafit teknik kundërshtar. Veterani uruguajan pranon përgjegjësinë: “Dua të kërkoj falje për sjelljen time pas ndeshjes. Ishte një moment tensioni dhe frustrimi, ku ndodhën gjëra që nuk duhej të ndodhnin, por kjo nuk e justifikon reagimin tim. Bëra një gabim dhe më vjen sinqerisht keq për këtë”. Suárez shton se ky nuk është imazhi që dëshiron të japë, as për familjen, as për klubin: “Askush nuk e meriton të preket nga kjo. Më vjen keq për atë që ndodhi dhe nuk doja ta humbisja mundësinë për ta pranuar publikisht gabimin tim dhe kërkuar falje”.