Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Reimagining the Balkans” – Diskutim Publik me Maria Todorovën, Fatos Lubonjën dhe Gëzim Selacin
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dhe Kuvendi i Sociologjisë, në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Zyra në Prishtinë, kanë kënaqësinë të ftojnë publikun në një diskutim të hapur me disa nga zërat më të spikatur të mendimit kritik në rajon: 🎙 Maria Todorova,🎙 Fatos Lubonja,🎙 Gëzim Selaci Diskutimi do të mbahet në: 📍 Fakultetin Filozofik, Prishtinë🗓 9 shtator 2025🕔 Ora 17:00 Tema “Reimagining the Balkans” do të shtjellojë konceptet e ballkanizmit dhe evropianizmit, 36 vite pas rënies së Perdes së Hekurt dhe 22 vite pas Samitit të Selanikut, që shënoi një pikë kthese në rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ky bashkëbisedim synon të rihapë debatin mbi mënyrën se si e kuptojmë Ballkanin sot, përtej stereotipeve historike dhe përballë sfidave aktuale politike, kulturore dhe shoqërore....