Arrestimi i trafikantit shqiptar/ Gazetarja: Pjesë e grupit Çopja, Vilson Pepa trafikoi rreth 11 tonë kokainë

Arrestimi i trafikantit shqiptar/ Gazetarja: Pjesë e grupit Çopja, Vilson Pepa trafikoi rreth 11 tonë kokainë

Vilson Pepa u kap në Santo Domingo, ndërsa rezultonte i kërkuar për trafik kokainë nga SPAK. Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në një intervistë tha se Vilson Pepa ishte pjesë e grupit Çopja. Gjithashtu, ndërsa foli për mënyrën e arrestimit, theksoi se emrat e këtyre personave, që rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, janë gjithë kohës në vëmendje të autoriteteve, për të bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tyre. “Është pjesë e dosjes hetimore, për Pepën episodet flasin për trafikimin rreth 11 ton kokainë, ka akuzë për ndihmesën që ka dhënë për pastrimin e parave që përfitohej nga aktiviteti i paligjshëm. Në vitin 2021 është arrestuar në Lushnje, dhe për shkak se kjo shumë nuk justifikohej u bë sekuestrimi i parave,...