E rëndë në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

E rëndë në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë ditën e sotme. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me thikë pranë shkollës, në parkun arsimor të saj, mësuesen duke e goditur fortë me thikë në stomak dhe plagosur rëndë. Sipas BILD, sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, teksa tentoi arratisjen dhe u dyshua se mund të lëndonte persona të tjerë. Media gjermane informon se sulmi me thikë ndodhi në parkun arsimor të kolegjit profesional, në lagjen Nordviertel të Essenit dhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura. Informacionet paraprake lënë të kuptohet se edhe mësuesja është një kosovare. Ajo ka plagë të rëndë në stomak, por sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së parë nga...