Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Spanja “çmonton” Bullgarinë, tani De la Fuente sfidon Turqinë: Do jetë një ndeshje ndryshe
Lojë fëmijësh për Spanjën, me “Furinë e Kuqe” që triumfoi pastër 0-3 në transfertë përballë Bullgarisë, një sukses që i jep menjëherë kreun e Grupit E. Ekipi i De la Fuentes ishte i papërmbajtshëm duke mbyllur llogaritë me vendasit që pas 38 minutash lojë. Në aksionin e parë sulmues, në minutën e 5-të, Spanja kaloi në avantazh Oyarzabal. Kampionët në fuqi të Evropës nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 30-të ishte radha e Cucurella-s që me një goditje të fortë brenda në zonë dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë me ekipin përfaqësues. Për të mbyllur llogaritë me Bullgarinë mendoi Merino, me këtë të fundit që i shërbyer në zonë nga Yamal trefishoi shifrat. Në fraksionin e dytë,...