Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Saraje” me kanabis/ Goditet grupi në Malësi të Madhe, asgjësohen mbi 5000 bimë narkotike
Malësi e Madhe- Një familje është zbuluar në kultivimin e plantacioneve me hashash në zonën e thellë pyjore të Malësisë së Madhe, teksa dy persona janë arrestuar, u shpallën në kërkim dy vëllezër dhe nën hetim në gjendje të lirë po hetohet një grua. Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës bënë sot me dije se finalizuan fazën e radhës të operacionit të koduar “Koordinata”, ku u zbuluan 5093 bimë narkotike të kultivuara, në fshatin Alijaj. Në pranga ranë Ermir Shabaj dhe Kadri Shabaj, 47 dhe 74 vjeç, të afërm mes tyre. Gjetja e parcelave u bë nëpërmjet mbikëqyrjes së territorit duke përdorur edhe dronët, përveç informacioneve të marra në rrugë operative. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor...