Surpriza! Mike Tyson dhe Floyd Mayweather do të përballen në një duel në pranverën e vitit 2026

Surpriza! Mike Tyson dhe Floyd Mayweather do të përballen në një duel në pranverën e vitit 2026

Ish-boksierët Mike Tyson dhe Floyd Mayweather kanë rënë dakord për të zhvilluar një duel “show” mes tyre në pranverën e vitit 2026. Lajmi i përballjes së tyre ka befasuar të gjithë opinionin sportiv. Bëhet fjalë për dy nga legjendat e të gjitha kohërave në boks, prej vitesh të tërhequr nga sporti, që do të përballen në një sfidë që është përshkruar si “një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së boksi”. “TMZ Sports” ishte i pari që raportoi lajmin, duke shtuar se dyshja kishte nënshkruar tashmë kontratën për duelin, megjithëse ende nuk është njoftuar asnjë datë ose vend. “Kjo sfidë është diçka që askush në botë nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte” tha Mike Tyson për TMZ. “Megjithatë, boksi ka hyrë...