Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbappe: Nuk është problem se luajmë shumë ndeshje, por që kemi pak kohë për rikuperim
Kylian Mbappé nuk pushon së qeni temë diskutimi. Në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Ukrainës dhe Francës, kapiteni i “gjelave” mbajti një konferencë për shtyp me komente që me siguri do të ngjallin diskutime. Këtë here, ai foli në lidhje me orarin dhe ritmin e rraskapitshëm të sezoneve të futbollit. Ndërsa lojtarë të shumtë shpesh kanë denoncuar mbingarkesën e ndeshjeve, duke argumentuar se lojtarët “nuk janë makina”, Mbappé ofron një perspektivë të ndryshme. “A po luajmë shumë? Jo. Më parë mendoja kështu, por tani mendimi im ka ndryshuar. Problemi nuk është numri i ndeshjeve, por mungesa e kohës së rikuperimit“, shpjegoi sulmuesi i Real Madrid. “Nuk mbaj mend një lojtar të aftë të performonte në formën e tij më të...