Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Probleme me fertilitetin? Nutricionistrja zbulon dietat që ndihmojnë të ngelni shtatzënë
Nutricionistja Matina Çobo është shprehur se ushqimi ka një ndikim shumë të madh te çiftet e reja, kur duan të bëhen me fëmijë. Komentet Çobo i bëri në një lidhje direkte për emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se ka dieta të caktuara që ndihmojnë çiftet që kanë probleme me fertilitetin. Çobo përmendi dietën ketogjenike, e cila sipas saj eleminon karbohidratet dhe shton perimet e frutat, duke ndihmuar kështu në rregullimin e receptorëve hormonalë e seksual. “Ka raste që duan të ngelin shtatzënë dhe hasin vështirësi pas 2-3 përpjekjeve. Unë shoh një ndërgjegjësim të moshave të reja, që fillojnë dhe ndryshojnë stilin e të ushqyerit. Insulina ka një rëndësi shumë të madhe në balancimin e hormoneve seksuale. Unë zbatoj shumë dietën ketogjenike, për...