Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sylvinho largon “fantazmat”: Sa e vështirë ndaj Gjibraltarit, tifozët të na ndihmojnë me Letoninë
Sylvinho vlerësoi paraqitjen e ekipit tonë kuqezi në miqësoren ndaj Gjibraltarit, e fituar minimalisht me penalltinë e Asanit, duke theksuar debutimin e disa lojtarëve të rinj dhe rëndësinë e përgatitjes për ndeshjen vendimtare kundër Letonisë. Ai theksoi se atmosfera në grup është shumë pozitive dhe se Shqipëria do të japë maksimumin në fushë pas pak ditësh: “Ishte një ndeshje e vështirë. E kam thënë se është gjithmonë e vështirë ta përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare, siç është Letonia. Lojtarët kanë bërë shumë mirë, 3-4 prej tyre ishin të rinj, që luanin për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më...