Shqipëria fiton pa shkëlqim miqësoren me Gjibraltarin, Silvinjo e bën çorap formacionin

Shqipëria fiton pa shkëlqim miqësoren me Gjibraltarin, Silvinjo e bën çorap formacionin

Adriatik BALLA Shqipëria bëri dje një prej ndeshjeve më të dobëta në ballafaqimet ndërkombëtare, përballë një skuadre krejt modeste sikurse është përfaqësuesja e Gjibraltarit, këtij vendi të vogël me sipërfaqe 6.8 km2 e popullsi 35 mijë banorë, në një kep të bregut spanjoll në kanalin e Gjibraltarit ku ndahet Europa me Afrikën. Vendasit bënë një ndeshje agresive, ku kërkuan të shënonin një rezultat historik për ta, ndërkohë që kuqezinjtë e Shqipërisë luajtën të trembur dhe pa orientim në fushë, sidomos në pjesën e parë. Takimi u luajt në “Europa Point Stadium”, me kapacitet 1 mijë vende. Përtej kësaj, synimi ishte që Silvinjo të shihte gjendjen e lojtarëve dhe t’i provonte ata në skemë. Pjesa e parë e ndeshjes ishte një katastrofë nga tanët, të cilët...