Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të enjte me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova. Gjatë bashkëbisedimit, Spiropali është shprehur se Zyra e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor është mbështetëse e fuqishme për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese. Kryeparlamentarja thekson se Zyra e Parlamentit Europian do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Spiropali priti në një takim në kryesinë e Kuvendit edhe të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...