Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Gjermania shtanget në ndeshjen e parë, e mund Sllovakia me vetëm 30% mbajtje të topit
Gjermania ka luajtur sot ndeshjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. “Pancerat” janë shtangur nga Sllovakia në transfertë. Sllovakët kanë arritur të marrin tre pikët ndaj kundërshtarit më të fortë në grup falë golave të shënuar nga Hançkoja në minutën e 42-të dhe nga Streleku në minutën e 55. Gjermania dominoi rivalin e saj sa i përket zotërimit të topit, duke e pasur në kontroll në 70% të kohës. Por mbajtja e topit nuk mjaftoi, pasi sllovakët ishin më të saktë përpara portës. Në fund gjermanët u mposhtën me shifrat 2-0 dhe tashmë duhet të kërkojnë suksesin ndaj Irlandës së Veriut, me të cilën do të përballen më 7 shtator./Sport Ekspres/