KUALIFIKUESET: Spanja bën detyrën, Gjermania del me kokën ulur nga Bratislava. Holanda e pëson në fund

KUALIFIKUESET: Spanja bën detyrën, Gjermania del me kokën ulur nga Bratislava. Holanda e pëson në fund

Janë luajtur sot disa prej ndeshjeve kualiflikuese në zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në Grupin E, u luajtën sot ndeshjet e para. Turqia fitoi në transfertë 2-3 ndaj Gjeorgjisë, Spanja fitoi në transfertë 0-3 ndaj Bullgarisë. Spanjollët gjetën golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asiston bukur për Oyarzabal, i cili shmang mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 29-të, Spanja gjeti golin e dytë me Marc Cucurrella, pas krosimit të Yamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Chelsea-n e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38-të, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamine Yamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet...