Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KUALIFIKUESET: Spanja mbaron punë që pjesën e parë, Gjermania befasohet në Bratislavë
Spanja dhe Gjermania kanë nisur sot eliminatoret për kualifikueset për Kupën e Botës. Spanja bën pjesë në grupin E, bashkë me Turqinë dhe Gjeorgjginë. Turqia fitoi në Tbilisi 2-3 ndaj Gjeorgjisë. Spanja e ka nisur shumë mirë transfertën ndaj Bullgarisë, duke gjetur golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asiston bukur për Oyarzabal, i cili shmang mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 29-të, Spanja gjeti golin e dytë me Marc Cucurrella, pas krosimit të Yamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Chelsea-n e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38-të, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamine Yamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë...