Vëzhgimi/ Vjosa e ndotur nga plehrat dhe ujërat e zeza! Ambientalistët e huaj: E papranueshme!

Vëzhgimi/ Vjosa e ndotur nga plehrat dhe ujërat e zeza! Ambientalistët e huaj: E papranueshme!

Prej viteve ’90, të gjitha mbetjet urbane të qytetit të Tepelenës dhe fshatrave përreth depozitohen në brigjet e lumit Vjosë. Në Tepelenë, tek ish-nënstacioni, u rikthyem bashkë me një grup ambientalistësh dhe gazetarësh vendas e të huaj. Asgjë nuk ka ndryshuar gjate dy viteve të fundit, edhe pse Vjosa mori statusin e Parkut Kombëtar. Leonard Sonten, menaxher projekti në “EuroNatur”, i tronditur tha se ky landfill duhet mbyllur menjëherë pasi shkakton ndotje të ujit dhe tokës. “Për mua është hera e parë që vij këtu dhe është shumë shokuese. Një grumbull i madh plehrash, të pa menaxhuara që fluturojnë ngado, era i hedh në lumë. Kimikatet nga nëntoka rrjedhin në ujë, dhe kafshët konsumojnë kete ujë të ndotur. Është katastrofë e madhe! Gjëja më e...