Ambasadori britanik: U pajtuam me Bashën që Kuvendi të konstituohet plotësisht sa më shpejt

Ambasadori britanik: U pajtuam me Bashën që Kuvendi të konstituohet plotësisht sa më shpejt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, tha të enjten se ai dhe kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, janë “pajtuar” gjatë një takimi se organi ligjvënës i vendit duhet të konstituohet plotësisht sa më parë. “Sot u takova me kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. U pajtuam mbi rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Hargreaves në Facebook. Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, megjithëse nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb – për çfarë u kritikua nga partitë e tjera...