Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Do të ndjek rrugën e Robert Lewandowski-t, Harry Kane bëhet gati për të shkuar te Barcelona
Harry Kane mbërriti te Bayern në vitin 2023, pasi ishte padyshim lojtari më i mirë i Tottenhamit dhe u pagua rreth 100 milionë euro. Kapiteni i ekipit kombëtar të Anglisë vazhdoi formën e tij të shkëlqyer në Gjermani, duke shënuar 91 gola në 100 ndeshje të luajtura për Bayernin dhe duke ngritur trofeun me këtë klub. Megjithatë, disa ditë më parë pati informacione se Harry Kane donte të largohej nga Bayern dhe se ai ua kishte komunikuar këtë drejtuesve të Bayernit. Me sa duket, ai ka një ofertë për t’u rikthyer në Premier League, por ajo që ëndërron anglezi është të shkojë te Barcelona verën e ardhshme. Ai do të bënte të njëjtën gjë si Robert Leëandoëski, i cili u largua nga Bayern për Barcelonën....