Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv

Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal. Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës. Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Vojvoda, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së bashkatdhetarëve në ndeshjen e parë në Bazel. “Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të...