Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bajrami jashtë liste, trajneri merr vendimin për mesfushorin shqiptar
Trajneri i Rangers, Martin Russell ka vendosur që të lërë jashtë listës së Europës mesfushorin e kombëtarës së Shqipërisë, Nedim Bajrami. Bajrami, i cili është i impenjuar me Shqipërinë, mori lajmin e keq këtë mesjavë. Në këtë sezon, ai ka luajtur 2 ndeshje për Rangers, por pa mundur dot të lërë gjurmë. Bajrami, në edicionin e kaluar, luajti 28 sfida dhe realizoi 2 gola, sakaq dhuroi edhe një assist. Nedim Bajrami ka kontratë me klubin skocez, deri në vitin 2028.