Letër dashurie/ Juan Rulfo: Zemrën do ta jepja ty… pa pasur aspak frikë…

Letër dashurie/ Juan Rulfo: Zemrën do ta jepja ty… pa pasur aspak frikë…

Nga Juan Rulfo Qysh kur të kam njohur, dëgjoj një jehonë në çdo degë që përsërit emrin tënd, në degët e larta, të largëta, në degët që janë pranë nesh. Duket sikur jam zgjuar nga një ëndërr në agim. Dëgjohet frymëmarrja në gjethe dhe lëviz ashtu si lëvizin pikat e ujit. Klara: zemër, trëndafil, dashuri… Në emrin tënd, dhimbja është një gjë e çuditshme. Është një gjë që shikon dhe ikën, siç ikën gjaku nga një plagë, siç ikën vdekja nga jeta. Jeta mbushet me emrin tënd: Klara, e qartë, qartësi, ndriçim. Unë do të vendosja zemrën time në duart e tua pa u penduar aspak. Pa pasur fare frikë, sepse e di se kujt ia jap. Dhe vetë zemra e ndjen se bie në...