Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër (Emrat)

Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër (Emrat)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”. Si pasojë janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si Elsi Kuca (Dauti), dhe Aleksandër Tota pasi posedonin lëndë narkotike dhe armë zjarri. Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë. Njofim i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin...