Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti Begaj reagon për aksidentin tragjik në Lisbonë: Ngushëllimet më të thella për familjet
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për aksidentin tragjik në Lisbonë, ku deri më tani janë konfirmuar 17 viktima. “I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë. Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X. “Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Policia po bashkëpunon me kompaninë që menaxhon tramvajin për të përcaktuar saktë kush ishte në bord, dhe çfarë e shkaktoi...