Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kroacia dhe Bosnja bllokuan pjeshkët me pesticide nga Shqipëria/ AKU: Produkti ishte vetëm për eksport
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas bllokimit nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, të pjeshkëve me pesticide nga Shqipëria. Përmes një njoftimi AKU thekson se në Kroaci produkti ishte dërguar i gjithi për eksport dhe se nuk ishte shpërndarë në tregun vendas. Sipas njoftimit të AKU-së, sasia prej 5562 kg që u dërguan drejt Kroacisë është asgjësuar. NJOFTIMI: Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia. Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim...