Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vizita e kreut të SPAK në DASH kambanë alarmi për Sali Berishën, Spartak Ngjela zbardh të pathënat dhe paralajmëron…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, është pritur dy ditë më parë në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Brendan P. Hanrahan, përfaqësues i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Takimi është parë si një sinjal i fortë mbështetjeje dhe një mesazh i qartë për vazhdimin pa kompromis të hetimeve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri. Lidhur me këtë vizitë, ka reaguar dje në rrjetet sociale avokati i njohur, Spartak Ngjela. Në një postim të drejtpërdrejtë dhe ironik, ai thumbon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe nënvizon domosdoshmërinë e rezultateve konkrete nga SPAK. “Po tani që Dumani si prokuror i fuqishëm u thërrit në Uashington; çfarë fantazie provinciale do të na shprehë Berisha? Jo, më e saktë është...