Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra
4 Shtator 2025 11:48 Telesport Aventura e Randal Kolo Muani te Juventus zgjati pak muaj. Edhe pse u përfol se ai do të vijonte huazimin me bardhezinjtë, në fund sulmuesi francez në pronësi të PSG përfundoi në Premier League, ku do të luajë me Tottenham. 26-vjecari, gjatë prezantimit të tij, tha se ishte krenar që nënshkroi me skuadrën londineze. Transferim që u zyrtarizua vetëm në ditën e fundit të merkatos, duke lënë duarbosh bardhezinjtë, që shpresonin deri në fund. Edhe te Tottenham ai do të luajë në formë huazimi për skuadrën e trajnerit Thomas Frank, pa asnjë detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm. Kolo Muani do të veshë fanellën me numër 39 te Tottenham. “Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për zgjedhjen që...