Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

Një përleshje masive e shoqëruar me përdorimin e armëve të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë, 10 të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pinos, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe akuza të tjera me të lehta. Sipas policisë, konflikti mendohet...