Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rastet e Isak dhe Gyokeres, a po fitojnë pushtet lojtarët ndaj klubeve? Ja reagimi i sulmuesit të Arsenal
4 Shtator 2025 10:47 Telesport Viktor Gyokeres është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se lojtarët kanë shumë pushtet pas veprimeve të tij dhe të Alexander Isak për të detyruar transferimet, përkatësisht tek Arsenal dhe Liverpool këtë verë. Isak nuk mori pjesë në ndeshjet parasezonale të Newcastle ose në ndeshjet hapëse të Premier League dhe u stërvit larg ekipit. Sulmuesi përfundoi një transferim rekord britanik prej 150 milionë eurosh te Liverpool të hënën, ditën e fundit të merkatos, Vetë Gyokeres refuzoi të paraqitej për fillimin e stërvitjes parasezonale të Sporting dhe përfundimisht arriti një transferim prej 63.5 milionë eurosh tek Arsenal. “Mund të jetë e njëjta gjë, por nuk e di vërtet se çfarë ka ndodhur prapa skenave,” tha Gyokeres për “Sky Sports”. “Nuk e di vërtet se...