Juventusi mund të buzëqeshë, Tudor ka në dispozicion sulmin 82-golësh… Më i frikshmi në Serie A

Juventusi mund të buzëqeshë, Tudor ka në dispozicion sulmin 82-golësh… Më i frikshmi në Serie A

Juventusi përgatitet intensivisht nën drejtimin e Igor Tudor, edhe pa lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret. Stërvitjet do të rifillojnë të hënën, duke u përqendruar te “Derby d’Italia” i 13 shtatorit në “Allianz Stadium”. Sulmi bardhezi është, në letër, ndër më të fuqishmit në Serie A, me një total prej 82 golash potencialë. Kjo shifër, që i referohet sezonit të kaluar, ndahet mes 6 sulmuesve: Jonathan David (24 gola), Dusan Vlahovic (17), Loïs Openda (13), Kenan Yildiz (12), Edon Zhegrova (8) dhe Francisco Conceição (7). Këto lojtarë kontribuan gjithashtu me 45 asistime sezonin e kaluar. Kësaj vere, “Zonja e Vjetër” u përforcua me David, Zhegrova dhe Openda, që bashkohen me Vlahovic, Conceição dhe Yildiz, duke krijuar një sulm të larmishëm dhe shumëgolësh. Me 82 gola potencialë,...