Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rikthehet në kombëtare pas 7 vitesh, Loftus-Cheek: E mrekullueshme, Tuchel trajner i rëndësishëm për mua
4 Shtator 2025 11:06 Telesport Shtatë vjet pas thirrjes së tij të fundit në kombëtare, Ruben Loftus-Cheek ka fituar përsëri një grumbullim për Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori i Milan shprehu lumturinë e tij gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar. “Kur dëgjova për lajmin isha në shtëpinë e nënës sime. Ishte një moment i mrekullueshëm, të kthehesha pas gjithë kësaj kohe është e mrekullueshme”, tha mesfushori 29-vjecar. Më tej, ai shtoi: “Pas vitit 2018, pësova shumë lëndime, përfshirë një këputje të tendinit të Akilit. Fatkeqësisht, këto pengesa më penguan të shijoja ato momente. Ishte stresuese ta ndiqja Anglinë nga larg për gjithë këtë kohë”. Në ekipin kombëtar, Loftus-Cheek do të ribashkohet përsëri me Thomas Tuchel, një nga trajnerët që kontribuan më shumë...