Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Peqin 52-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar nga Peqini të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Luan Gripshi është dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Gripshi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, e ka dënuar më 3 prill të dy viteve më parë. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e tij. Njoftim i Policisë Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë...